17:45 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtarja e Ambasadës Amerikane viziton RTK-në

Zyrtarja e Ambasadës Amerikane takoi Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së ku njoftua me problematiken e Transmetuesit Publik.

Zyrtarja për Komunikim me Publikun në Ambasadën Amerikane, Deborah Ann MacLean, ka vizituar sot RTK-në.

Qëllimi i vizitës ka qenë njohja për së afërmi me punën që po bëhet dhe me problemet me të cilat po ballafaqohet Transmetuesi Publik. Në takim u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ngadhnjim Kastrati dhe anëtarë të menaxhmentit.

Kastrati e njoftoi për situatën në RTK dhe problemet financiare. U diskutua për projektet afatgjate dhe qëndrueshmërinë e transmetuesit publik në tregun medial në Kosovë dhe më gjerë.