12:51 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

​BQK mbështet projektet për rritje ekonomike

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin bankar dhe mbështetjen e BQK-së në realizimin e projekteve infrastrukturore.

Mehmeti ka njoftuar ministrin Lekaj me trendet e përgjithshme në sektorin financiar dhe punën që po bëhet në zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori.

“BQK është e angazhuar të mbështesim zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin financiar, dhe bankar në Kosovë. Gjithashtu, ne jemi të angazhuar që të mbështesim institucionet në realizimin e projekteve për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministri Lekaj ka falënderuar guvernatorin Mehmeti për mbështetjen në realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore.

Temat: