08:29 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Agim Ademi reagon më në fund pas incidenteve në ndeshjen, Drita – Prishtina

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar më në fund pas incidenteve të fundit në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen, Drita – Prishtina, të vlefshme për Superkupën e Kosovës në futboll, ”Intelektualët” hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës.

Dhe në një intervistë për ”Promenadë Vere”, Ademi më në fund ka një mendim lidhur me këtë incident.

”Edhe pse janë të ndaluara, tifozët kudo i fusin ato në stadium. Nuk mendoj se kjo do të ketë ndikim në vlerësimin e UEFA-s”, tha Ademi.

Tutje, Ademi tha se ka pasur takim me tifozët e të dyja klubeve dhe se i ishte premtuar se nuk do të hudheshin mjete të tilla./IndeksOnline/

Temat: