16:33 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Nëse Agjencia për mbrojtjen e mjedisit s’ka të dhëna për ajrin, le të na thotë!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në Facebook ka publikuar një foto duke treguar sa është niveli i ndotjes aktualisht.

Ai ka kërkuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit që të publikoj sa është niveli i ndotjes së ajrit në të gjitha pikat në kryeqytet, transmeton Indeksonline.

Ahmeti ka shkruar se nëse kjo agjenci s’ka të dhëna, atëherë duhet t’ua thotë atyre.

Ja postimi i Ahmetit:

Edhe njëherë i bëj thirrje Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit për ti publikuar të dhënat zyrtare shtetërore për cilësinë e ajrit nga të gjitha stacionet. Është obligim ligjor. Në qoftë se nuk i kanë, le ta thonë. Në qoftë se nuk janë të mira, të ndërmarrim hapa. Është esenciale. /Indeksonline/