22:03 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Angli – Tunizi, ky është futbollisti i ndeshjes (Foto)

Anglia arriti fitore në ndeshjen e parë të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

“Tre Luanët” mposhtën 2 me 1 ekipin kombëtar të Tunizisë, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, FIFA ka zgjedhur futbollistin e ndeshjes. Ky çmim i shkoi sulmuesit të Spurs, Harry Kane i cili shënoi dy gola.

Golin e vetëm për Tunizinë e shënoi Sassi nga pika e bardhë e penalltisë./IndeksOnline/