18:00 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, Malcom te Roma

 Malcom Filipe Silva de Oliviera do të jetë transferimi i radhës për ekipin e AS Romës.

Futbollisti i Bordeaux ka arritur marrëveshje me gjigantin italian, shkruan IndeksOnline.

Ashtu siç thotë gazetari, Gianluca Di Marzio, Roma pritet që t’i paguaj plotë 36 milionë euro për futbollistin brazilian.

21-vjeçari ka qenë në bisedime me shumë skuadra, por siç duket Roma ka ofruar kushte më të mira.

Malcom  për ekipin nga Franca ka zhvilluar afro 100 paraqitje dhe ka shënuar 22 gola./IndeksOnline/