18:28 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018

Arsene Wenger e ka humbur “recetën” e talenteve

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk është më në nivelin që kishte dikur, ku edhe pse i mungonin titujt e dëshiruar të paktën nuk bënte shpenzime të mëdha.

Tash pas 22 vitesh në stolin e trajnerin, ai e ka humbur zbulimin e talenteve të rinj duke nënshkruar me futbollist të vjetër.

Fundi i francezit te skuadra e Premierligës është më afër se kurrë, pasi tifozët shpesh kanë protestuar për sukseset e klubit.

Humbja e Alexis Sanchez dhe Olivier Giroud nuk kanë qenë të lehta edhe për kundër afrimit të Mkhitaryan dhe Aubameyang.

Megjithatë sipas analistëve të sportit anglez, Wenger e ka humbur shkëlqimin e tij si nga rezultatet ashtu edhe nga përfitimet që kishte me talent të rinj. /IndeksOnline/

Temat: