19:52 / E Mërkurë, 14 Mars 2018

Bayerni i pamëshirshëm, tetë copa “n’kajmak” për Beshiktashin (Video)

Bayern Munchen është kualifikuar me lehtësi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan indeksonline.

Kampionët e Gjermanisë mposhtën Beshiktashin me rezultat 3-1 (8-1).

Golat për Bayernin i shënuan Thiago Alcantara në minutën e 18-të, një autogol i Gokhan Gonul në minutën e 46-të dhe Sandro Wagner në minutën e 84-të.

Golin e nderit për Beshiktashin e shënoi Vagner Love në minutën e 59-të.

Të premten Bayern Munchen do të mësoj kundërshtarin e radhës për fazën çerekfinale. /IndeksOnline/