10:18 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Bayerni merr dy lajme të mira para Realit, një të keq

Bayern Munchen do të përpiqet të bëjë “Remontadan” ndaj Real Madridit të martën në ndeshjen kthyese.

Lajm shpresëdhënës për bavarezët është rikthimi i David Alabas që është 100% i gatshëm për lojë.

Me shumë gjasa nga minuta e parë do të startoi edhe Arien Robben që po ushtron i vetëm me trajnerët në palestër.

Boateng nuk ka gjasa për tu kthyer dhe vendin e tij pritet ta zë Sule. /Indeksonline/