23:11 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”I theve zemrat tona njëherë, por..” – Bayerni uron Drogban për pensionimin

Didier Drogba i ka dhënë sot përfundimisht fund karrierës së tij si futbollist.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, pas një karriere të jashtëzakonshme, vendosi që sot ta njoftojë pensionimin e tij nga futbolli aktiv.

Ai u konsiderua si njëri prej sulmuesve më të mirë të gjeneratës së tij pas të bëmave me Chelsean.

Madje, me Chelsean ai e fitoi edhe titullin e Champions Leagues – i cili ishte i pari për klubin londinez në histori, transmeton IndeksOnline.

Success: Drogba won 12 trophies in his two spells at Chelsea, including the Champions League in 2012 (above)

Champions Leaguen, Chelsea e kishte fituar pas triumfit në finale ndaj klubit gjerman, Bayern Munich.

Bavarezët ishin në avantazh deri në minutat e fundit, por Drogba me një gol të bukur me kokë barazoi shifrat, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, e në penallti, ku fituan ”Të Kaltërit”.

Tani, bavarezët, përmes një postimi në Twitter, e kanë uruar ish-sulmuesin e Chelseat për pensionimin, duke iu referuar edhe zhgënjimit që e morën nga Drogba në finalen e lartëcekur.

”Ju i thyet zemrat tona njëherë, por prapë se prapë duam t’ju përgëzojmë juve për karrierën fantastike. Gjithë të mirat në të ardhmen”, shkroi Bayerni në Twitter./IndeksOnline/