10:31 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bayerni rrëshqiti, Shaqa po na e mban rendin në futbollin evropian

Është ngushtuar në vetëm tri skuadra që në Evropë po e mbajnë primatin e të pamposhturve, pas barazimit të Bayernit mbrëmë ndaj Augsburg.

Dhe, për më mirë, ky bilanc po prihet nga Liverpooli për të cilin sukses është publikuar fotoja e festës së Xherdan Shaqirit.

Skuadra e Jurgen Klopp po shkelë gjithçka para vetes duke arritur fitore bindëse e spektakolare. Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore, është bilanci i Reds. Me 100% fitore, por me një ndeshje më pak janë edhe Juventus e PSG.

Shaqa me shokë do të ketë punë të vështirë në Premierligë të shtunën pasi që udhëtojnë në Londër për tu përballur me Chelsean.

Në rast se Liverpooli arrin fitore në “Stamford Bridge”, do të jetë paralajmërim i fuqishëm se skuadrën e Klopp zor kush që do ta ndalë./Indeksonline/