22:27 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bayerni “shpartallon” Frankfurtin, fiton Superkupën (Video)

Bayerni e ka filluar me trofe sezonin e ri në Gjermani.

Kampionët në fuqi të Bundesligës fituan Superkupën pasi mposhtën Frankfurtin me rezultat 5-0, shkruan indeksonline.

Tri gola për bavarezët i shënoi Robert Leënadoëski (21’, 26’ dhe 54’), ndërsa realizator të dy tjerave janë Coman në minutën e 63-të dhe Alcantara pesë minuta para fundit.

Bayerni e ka fituar shtatë herë këtë kompeticion duke mbajtur primatin në Gjermani. /IndeksOnline/