11:38 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Berisha: Çdo person ka emër kushdo që është kriminel, askush s’ka të drejtë të përdorë emrin e UÇK-së

Gjatë ditës së sotme mediat italiane kanë raportuar për arrestimin e 17 personave. Personat në fjalë akuzohen për emigracion të paligjshëm, trafikimin e qenieve njerëzore, armëmbajtje pa leje, riciklimin e diamanteve, arti dhe të hollave.

Madje është theksuar se organizata kriminale kishte lidhje pikërisht me ‘Cosa Nostrën’ dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të lidhur me qarqet xhihadiste.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e NISMËS, Zafir Berisha. Berisha ka thënë se UÇK i përket të kaluarës së lavdishme historike dhe se sipas tij tentativa që grupet e caktuara kriminale në Itali si UÇK-së së re, ta përdorin këtë emër, është vazhdimësi e mentalitetit millosheviqjan, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

UÇK-së i përket të kaluarës së lavdishme historike, tentativa që grupet e caktuara kriminale në Itali si UÇK-së re,ta përdorin këtë emër, është vazhdimsi e mentalitetit millosheviqjan që tri shkronjat e arta që sollën lirin e Kosovës t’i pëdhosin. Çdo person ka emër dhe mbiemër kushdo që është, kriminel, hajdutë apo mashtrues,por askushë nuk ka të drejtë ta përdorë ermin e asaj që është historia vetë, e aq më pak disa paqavura informative që menzi presin me ndodhë ndonjë budallaki diku në botë dhe me e malltretu lexuesin me tituj bombastikë!
Zafa