17:56 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Brazil – Meksikë, FIFA zgjedh futbollistin e ndeshjes (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA ka zgjedhur futbollistin e ndeshjes, Brazil – Meksikë.

Brazili arriti të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, pasi mposhti 2 me 0 Meksikën, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ndeshje Neymar shënoi një gol dhe bëri një asistim dhe me shumë të drejtë u zgjodh lojtari i takimit.

Brazili tani duhet ta pres fituesin e ndeshjes Belgjikë – Japoni, për ta mësuar kundërshtarin e çerekfinales./IndeksOnline/