07:39 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Daimler teston makinat autonome në rrugët e Pekinit

Prodhuesi gjerman i automjeteve “Daimler” njoftoi se i është dhënë miratimi për të testuar automjetet e tij pa pilot në rrugët e Pekinit, duke e bërë atë prodhuesin e parë jokinez të automjeteve që lejohet të bëjë testime të kësaj natyre.

“Daimler” tha se do të përdorë modelet “Mercedes-Benz V-Class” për këto testime, të cila do të jenë krejtësisht automatike, por do të ketë gjithnjë një pilot në timon që të ndërhyjë në situata të papritura.

Automjetet me pilotim automatik janë subjekt i debateve të ashpra në lidhje me shqetësimet, se shoferët mund të ngatërrojnë teknologjitë e asistencës në pilotim, me autonominë e plotë. Një grua 49-vjeçare u godit nga një automjet autonom duke shkaktuar vdekjen e saj, ndërkohë që ajo po kalonte rrugën në shtetin amerikan të Arizonës.