22:40 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

E fitoi edhe me Feronikelin, por me Dritën triumfi është më i veqantë

Mbrojtësi i Dritës, Fidan Gërbeshi ka folur pas titullit të Superkupës.

Drita arriti ta mposhtë Prishtinën me rezultat, 2-1 me golat e Gërbeshit dhe Haxhimusës.

Dhe autori i golit të barazimit, Gërbeshi ka thënë se ky titull ishte mjaft i veqantë.

”Titullin e Superkupës e kam fituar edhe me Feronikelin, por atje s’kemi pasur konkurrent”.

”Tani titulli është më special, dhe në stadiumin e ri, i cili mbanë emrin e legjendës, ishte ndjejë e veqantë për triumf”, tha Gërbeshi./IndeksOnline/