20:38 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

E ka seriozisht, Mayweather së shpejti fillon me ushtrime të UFC-s (Video)

Në javët e fundit është përfolur për një përfshirje të Floyd Mayweather në UFC, pas ndeshjes së boksit me Conor McGregorin.

Kampioni aktual i peshës welter në UFC Tyron Woodley ka ofruar të trajnojë Mayweather nëse ai do të merrte përsipër të konkurronte në MMA.

“Do të filloj stërvitjen së shpejti,” është shprehur Mayweather. “Jam pasur kontakte me Woodley, por akoma nuk e kemi filluar stërvitjen.

“Do të më duhen rreth 6-8 muaj që unë të bëhem gati për të debutuar në UFC pasi dua të sigurohem që të jem gati 100%.

Kujtojmë se Floyd dhe Conor u takuan vitin e kaluar në sportin e boksit, ku amerikani doli fitues./IndeksOnlin/