17:24 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

E zbulon Allegri: Refuzova Realin për këtë arsye

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri e ka zbuluar se është kontaktuar nga Real Madrid për të zëvendësuar Zidanin.

Megjithatë, trajneri më në formë italian  për momentin e ka refuzuar stolin e Kampionëve të Evropës, shkruan indeksonline.

Ai këtë e ka bërë për të qëndruar besnik ndaj fjalës që i ka dhënë Presidentit të Juventusit, Agnelli.

“Po, Florentino Perez më telefonoi të më kërkonte të bëhesha trajner i Realit, por i thashë atij jo, sepse ia kisha dhënë fjalën Presidentit Agnelli dhe nuk desha të thyeja fjalën e tij”, ka thënë Allegri. /IndeksOnline/