17:42 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ambasadori amerikan në Beograd, sot ishte në Qeverinë e Kosovës

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka qenë sot në Kosovë. Scott ka patur takime në Qeverinë e Kosovës në vizitën e sotme.

Indeksonline ka siguruar fotografi ku shihet prezenca e Scott në Qeverinë e Kosovës. I njëjti ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Haradinaj rreth orës 17:00.

Ditë më parë Scott kishte garantuar të gjithë se administrata e Trump nuk ka ndryshuar qëndrimet ndaj Kosovës.

Poashtu, ai kishte thënë se Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë Prishtinën e Beogradin për një marrëveshje finale./Indeksonline/