20:28 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fansat vërejnë një detaj interesant në paraqitjet e fundit të Beyonce-s (Foto)

Ditë më parë çifti i famshëm hollivudian Beyonce dhe Jay- Z nisën turin botëror të koncerteve.

Por në paraqitjet e këngëtares fansat kanë hedhur dyshimet e tyre nëse ajo është në pritje të ëmbël.


Ajo në daljet e saj të fundit është kujdesur që të veshë xhaketa me prerje meshkujsh të cilat i fshehin linjat trupore. Pikërisht për këtë fansat po shkruajnë se Beyonce po fsheh barkun e rrumbullakosur, shkruan Indeksonline.

“Beyonce duke shtatzënë përsëri. Të gjithë e dimë se ata e duan edhe fëmijën e katërt të tyre dhe ajo po mban xhaketa nëpër turne”,-shkruan një fans i saj në ‘Twitter’.

Por nuk ka ndonjë reagim të dyshes sa i përket këtyre thashethemeve./Indeksonline/