13:16 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Federer favorit për Australian Open!

Do të nisë nesër në Melburn grand slemi i Australian Open në tenis, turneu i parë i mad hi këtij viti, ku zvicerani Roger Federer do të luajë për të mbrojtur titullin fituar një vit më parë, ku në finale mposhti Rafael Nadal. “Mjeshtri” synon të zhvillojë një tjetër sezon fantastik si ai i sapo mbyllur edhe pse këtë vit rivaliteti do të jetë shumë më i madh. Bastexhinjtë e konsiderojnë favorit duke parë problemet që kanë rivalët, por Federer nuk i zë besë askujt edhe pse synon grand slemin nr.20 në karrierë. “Vjet, rrugëtimi im këtu ishte një mrekulli, një aventurë e çmendur. Është fantastike të vish si kampion në fuqi dhe besoj se kam përvojën e duhur për të përballuar situatat në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Federer.

Më tej, 36-vjeçari shprehet: “Nuk kam asnjë presion mbi lojën time apo në lidhje me atë që do të përballem. Për mua e rëndësishme është të je mi përqendruar në maksimum, të je pi përgatitur mirë fizikisht dhe mendërish. Mendoj se jam në atë pikë ku synoja të isha para fillimit të sezonit të ri”, shprehet zvicerani, që shton se rivalët do të jenë të zakonshmit, por edhe mjaft të rinj që duan të thonë fjalën e tyre. “Zverev, Kyrgios janë të rinj dhe duan të shpërthejnë. Po ashtu Djokovic kërkon të rikthehet fitues, Nadal duket në formë… Pra, ka shumë rivalë e pretendentë dhe nuk ka për të qenë e lehtë për askënd të fitojë këtu. Personalisht dua të përjetoj një tjetër sezon si ai i kaluari”, tha Federer.

Temat: