10:28 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Presidenti i ndjerë, George H.W Bush e donte vendin e tij, por edhe tenisin

George H.W. Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërroi jetë ditë më parë, teksa përveç politikës, ai e kishte në qejf edhe sportin – konkretisht, tenisin.

Në shkurtin e vitit 1987, redaktorja e Tennis Magazine, Donna Doherty udhëtoi në Washington për të folur me presidentin e atëhershëm të SHBA-ve, George H.W Bush rreth tenisin, njërin prej sporteve të tij të preferuara.

Doherty shpenzoi gjysmë ore me politikanin gjigant, me Bush, për storien, ”My Tennis Life”, transmeton IndeksOnline.

Pasi u rikthye në zyren e saj në Connecticut, ajo shkroi një storie nga biseda me Bush, ku më pas e dërgoi në Shtëpinë e Bardhë për aprovimin final.

”Hera e vetme kur ajo ishte nervoze ishte kur Bush kishte vazhduar që të shkrunte për këtë storie.

”Por, kjo nervoza e saj e ka ndihmuar storien që të zhvillohej më tutje’, shkroi redaktori ekzekutiv i revistës, Alexander McNab.

Bush, i cili i takua me Doherty në moshën 62-vjeçare, vdiq në moshën 94-vjeçare të premten e kaluar./IndeksOnline/