21:39 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Fëmijët në prani të atyre që mundohen t’ua bëjnë jetën më të sigurt, thjeshtë fantastike (Foto)

Organizime të ndryshme filluan ditë më parë në Kosovë me rastin e 10 vjetori të pavarësisë.

Ndër ata të cilët e shijuan më së shumti gjithë festën, me organizime nga më të ndryshmet sigurisht se ishin fëmijët.

Përpos dekorimeve të shesheve e gjëra të ndryshme atraktive, fëmijët në Prishtinë mund të shijonin edhe pjesën e patinazhit, një gjë mjaft atraktive që s’ishte bërë më parë, shkruan Indeksonline.

Por ajo çfarë ra në sy sot ishte dëshira e fëmijëve për të pozuar me pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës si dhe përfaqësuesve politike të vendit, të vendeve mike dhe përfaqësuesve të huaj.

Fëmijët gjithashtu në prani të prindërve shijuan gjithë festën por edhe Paradën e FSK-së dhe Policisë së Kosovës që ishte sot në sheshet e Prishtinës./Indeksonline/