18:13 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Fenomeni Ronaldo: Neymar do të bënte “namin” te Real Madrid

Ish sulmuesi i Brazilit dhe Real Madridit , Ronaldo beson se Neymar do të ishte një lëvizje e përkryer në ish-klubin e tij.

Talenti brazilian është duke u kërkuar nga Real Madrid, mirëpo presidenti i PSG-së ka deklaruar se ai do të qëndroj në kryeqytetin francez, shkruan indeksonline.

Por fenomeni Ronaldo, i cili i fitoi Brazilit Kupën e Botës në vitin 2002 beson se bashkëkombësi i tij do të përshtatet shumë mirë te finalistët e Ligës së Kampionëve.

“Unë nuk vendos asgjë për Real Madridin, po e ndjek atë në shtyp, por tani nuk kam asgjë të konfirmuar,” ka thënë braziliani.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, edhe pse Madrid historikisht ka bërë disa ndeshje të mëdha”.

“Nëse konfirmohet atëherë Neymar do të përshtatet shumë mirë në profilin e një lojtari të Real Madrid”.

Ronaldo ka qenë pjesë e Real Madrid nga viti 2002 deri në vitin 2007, ku në 127 ndeshje ka shënuar 83 gola. /IndeksOnline/

 

 

 

Temat: