10:11 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Flamuri i Kosovës valëvit në Rusi/ Latifaj dhe Zaiti, dy kosovarët në Kampionatin Botëror (Video/Foto)

Dy kosovarë do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror që nis nga 14 qershori (nesër) në Rusi.

Football for Friendship” njëri ndër programet më të mëdha ndërkombëtare të natyrës shoqërore për fëmijë me fokus në sport, do të mirëpres ambasadorë të ri nga Kosova në Botërorin e Rusisë.

“Football for Friendship” do të mirëpres fëmijë nga e gjithë bota, 211 shtete dhe regjione, përfshirë edhe dy të rinj nga Kosova, të cilët do të jenë pjesë e një seri aktivitetesh të përbashkëta inspiruese dhe evente të ndryshme për të festuar 9 virtytet esenciale njerëzore, që bazohen në miqësi, barazi, drejtësi, shëndet, paqe, përkushtim, fitore, traditë dhe nder.

Dy kosovarët e ri të përzgjedhur për këtë event, janë Jon Latifaj dhe Denis Zaiti, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Rusi, në rolet futbollist dhe gazetar i sportit.

Jon Latifaj është në rolin e futbollistit, që do të luajë në skuadrën e miksuar ndërkombëtare të miqësisë, në njërën nga 32 skuadrat.

Kampionati Botëror nis nga nesër (14 qershori), me ndeshjen e parë Rusi – Arabi Saudite. Ky takim nis nga ora 17:00./IndeksOnline/