15:35 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Flet familja e 26-vjeçarit nga Deçani që vdiq me vajzën në aksident në Gjermani

Të premten, bashkë me familjen kishin planifikuar që të vijnë për pushime në Kosovë. Por i riu nga Deçani, Valon Memaj, 26 vjeç, nga Gjermania për në vendlindje, bashkë me vajzën e tij 5-vjeçare, Luisën, do të kthehen në arkivol. Nga aksidenti që ndodhi në afërsi të Dunningenit mbeti e lënduar rëndë vajza tjetër 3-vjeçe e Valonit. Familja e deçanasit që jeton në Kosovë është e shokuar nga kjo ngjarje. Trupat e pajetë të Valonit dhe të së bijës pritet të premten të sillen në Kosovë për ceremoninë e varrimit.

Ende nuk e dinë se si ndodhi saktësisht e gjithë ngjarja. Por, familja Memaj nga fshati Llukë e Epërme e Komunës së Deçanit, gjatë pasdites së të martës, priste njerëz për ngushëllime. Kjo pasi atyre u vdiqën dy persona në një aksident trafiku, Valoni, 26 vjeç, e bija e tij Luiza, 5 vjeçe, ndërsa vajza tjetër 3 vjeçe pësoi lëndime të rënda trupore.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në familjen e të ndjerit. Axha i Valonit, Ferizi, ka rrëfyer rreth këtij rasti të rëndë.

Ajo tregon se Valoni kishte vetëm dy vajza.

E derisa familja e Valonit që jetojnë në Kosovë ende nuk e dinë se si ndodhi kjo ngjarje tragjike, qindra fshatarë ia mësynin shtëpisë së tashmë të ndjerit në Llukë të Deçanit.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme policia në Gjermani ka dhënë detaje rreth këtij rasti.

Zëdhënësi i policisë gjermane, Tobias Kalmbach, ka thënë se vajza 3-vjeçare e Valonit e cila pësoi lëndime të rënda nga aksidenti e ka kryer me sukses një operim në spitalin e Freiburgut.

Kalmbach ka deklaruar se ndonëse vajza ka pësuar lëndime të rënda, tash është jashtë rrezikut për jetë.

“Vajza e vogël e shoferit të vrarë, e cili ishte dërguar në një klinikë në Freiburg, dje nuk ishte operuar”, tha zëdhënësi i policisë Kalmbach. “Lëndimet ishin shumë të rënda”, tha ai, teksa tregoi se operacioni kaloi me sukses.

Ndërsa, trupat e shoferit 26-vjeçar nga Kosova dhe vajzës 4-vjeçare të tij që ndërruan jetë dje, do të dërgohen për t’ua bërë autopsitë.

Sipas policisë gjermane, vetura e Valonit e tipit BMW është përplasur dje rreth orës 11:00 me një kamion.

Flet familja e 26- vjeçarit nga Deçani që vdiq me vajzën në aksident në Gjermani