Futbollisti i Sevillas i dërgon “selam” Milanit (Video)
Sevilla bëri rikthim të jashtëzakonshëm duke barazuar 3-3 derisa fillimisht ishte duke humbur 3-0.
Me të njëjtën formë në vitin 2005, Liverpooli ishte rikthyer në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit.
Futbollisti i Sevillas që në këtë ndeshje shënoi dy gola, Wissam Ben Yedder ka bërë një postim, ku ka etiketuar faqen e Milanit.
“Ac Milan shikojë këtë”, ka shkruar ai në Twitter.
Kujtojmë se në vitin 2005 Liverpooli u shpall kampion Evropë në njërën nga finalet më të bukura që njeh Liga e Kampionëve. /IndeksOnline/