16:20 / E Premte, 08 Qershor 2018 / k.v

Garazhet e ndërtesës afër Qeverisë përfshihen në flakë (Foto)

Nga garazhet e një objekti përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ka filluar të dalë tym i madh, raporton Indeksonline.

Policia, zjarrfikësit dhe mjekët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë punën e tyre.

Sipas informatave ende jo zyrtare, brenda në garazhe ka naftë i cili ka nisur të marr flakë por aktualisht nuk ka informacione për persona të lënduar./Indeksonline/