18:50 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Garë e nxehtë në Ligën e Parë (Foto)

Përveç Vala Superligës edhe në Ligën e Parë është duke u zhvilluar një garë tejet e fortë në sezonin 2017/18.

Me fitoren e fundit të Vushtrrisë kundër Trepçës, gara për titull dhe për një vend në barazh është hapur, shkruan IndeksOnline.

Vushtrria mposhti 3 me 1 Trepçës në stadiumin “Riza Lushta”. Me këtë fitore, Vushtrria ngritët në pozitën e dytë me 45 pikë, katër më pak se lideri KEK-u.

Ballkani mbetet në pozitën e tretë me pikë të njëjta me Vushtrrinë, kurse Ferizaj në pozitën e katërt me 40 pikë.

Në garë për një pozitë të mirë janë edhe klubet si; Onix dhe Fushë Kosova, të cilët kanë nga 37 pikë.

Xhiroja e 23’të luhet gjatë vikendit me super ndeshje. KEK-u udhëton në Ferizaj, Vushtrria pret Vitinë dhe Ballkani pret Kosovën P./IndeksOnline/