20:18 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Përleshje pas ndeshjes së Kupës së Kosovës, disa tifozë të lënduar

Ballkani ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës pasi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3-0.

Por festa e suharekasve u zbeh në fund të ndeshjes.

Tifozët e të dyja skuadrave janë përleshur në mes vete, ku policia ka hedhur edhe sprej.

Dy tifoz janë arrestuar dhe disa të tjerë kanë marrë ndihmën mjekësore nga kjo përleshje./IndeksOnline/