16:46 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Gaxherri e ashpër ndaj Vetëvendosjes: Çka ju deshën maskat në selinë e partisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, gjatë debatit të sotëm për Astrit Deharin.

Sipas saj, partia e Albin Kurtit ka nisur t’i lëshojë këmbët në tokë.

“A po më tregoni se çka ju kanë dashtë maskat në zyre. Se kam quajtur unë terrorist naj shqiptarë. Por ju keni përgjegjësi shumë të madhe. Kthjelluni. Keni nis mu kthjell ngapak. Lëshoni këmbët në tokë dhe mos e drejtoni gishtin nga askush”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Kuvendi e ka quajt si akt terroristë dhe është nxjerr një rezolutë për këtë gjë. “Kurrë s’kam besuar që një parti e Kuvendit  mund ta sulmojë Kuvendin me zollë. As sot nuk besoj. Le t’ia lëmë këtë punë gjyqësisë, ata le ta definojnë se kush e bëri këtë gjë”, u shpreh ajo. /Indeksonline/