17:09 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gaxherri kritikon pagat e “çmendura” që marrin këshilltarët Kuvendit!

Deputetja e Lidhjes Demokratike tëKosovës, Besa Gaxherri ka kritikuar ashpër cilësimet për pagat e këshilltarëvetë Kuvendit të Republikës.

Ajo ka përmendur një rast kur Sekretarit i Parlamentit s’ia kishte dhënë veturën zyrtare për të shkuar nëvizitë tek Kompleksi i Shtëpisë së Adem Jasharit në Prekaz.

“Unë s’kam pas automjet. Kam bë kërkesë te sekretari i Kuvendit. Më kanë thënë se s’mundemi”, është shprehur ajo, shkruan Indeksonline

Gaxherri ka dhënë një paralele me shumë vend rreth pagave dhe shfrytëzimit të veturave nga ana e këshilltarëve të cilët janë pjesë e legjislativit.

“Ndërsa këtu këshilltarët e Kuvendit jo vetëm që kanë alamet paga, por të njëjtit kanë mëditje dhe me qindra mijëra euro udhëtime…”, është shprehur ajo. /Indeksonline/