10:09 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Gëzim Rusi “tradhton” Gjilanin, bëhet me skuadrën tjetër kosovare (Foto)

Futbollisti i Gjilanit, Gëzim Rusi e ka “tradhtuar” klubin e tij!

Rusi ka postuar një foto me logo të klubit tjetër nga Kosova, KF Ferizaj, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari është pjesë e klubit bardhekuq, por ai nuk frikësohet ta përkrahë vendlindjen e tij, Ferizaj.

Skuadra e Ferizajt do të luaj ndeshjen e barazhit ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, ndeshje kjo që e përcakton ekipin që do bëjë gara në Superligë për sezonin e ri.

Prandaj, shumë tifozë janë duke përkrah klubin e kaltër. Po ashtu, Rusi ka qenë pjesë e Ferizajt deri në vitin 2015./IndeksOnline/