16:13 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / k.v

Haradinaj ngushëllohet nga PS për vdekjen e babait

Një delegacion i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i drejtuar nga numri 2 i kësaj partie, Taulant Balla, shoqëruar nga disa deputetë, zhvilloi një vizitë në familjen e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për t’i shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait, Hilmi Haradinaj.

Mësohet se zotni Taulant Balla është shprehur se Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kryetari i saj Edi Rama janë pranë familjes heroike Haradinaj. “Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka thënë Balla./Indeksonline/