19:54 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hasani bashkë me deputetin e Nismas takojnë ministrin shqiptar të turizmit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani bashkë me deputetin e NismaSocialdemokrate, Zafir Berisha në qytetin e Prizrenit kanë pritur në takim ministrin shqiptar të turizimit, Blendi Klosi.

Shkrimi i plotë i Ministrit Hasani:

Bashkë me deputetin e NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha, sot në qytetin e bukur të Prizrenit pritëm në takim ministrin shqiptar të Turizmit, z.Blendi Klosi.

Bashkëpunimi në mes dy vendeve tona në fushën e turizmit është shumë i rëndësishëm sepse është një sektor potencial për zhvillimin e ekonomisë në të dy vendet.

Ne synojmë të shtojmë numrin e turistëve, duke ju siguruar kushte dhe standarde më të mira, në destinacione turistike të të dyja shteteve, sepse vetëm së bashku jemi më të forte.

E njoftova ministrin Klosi se në vjeshtë do të hapim sezonin turistik në Brezovicë apo Rugovë dhe se synojmë tërheqjen e sa më të madhe të turistëve nga vendi dhe rajoni./Indeksonline/