15:06 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hasani: MTI e gatshme t’i ndihmojë prodhuesit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka deklaruar se janë të gatshëm që t’i ndihmojmë prodhuesit dhe nëse edhe industria e drurit përballet me konkurrencë të pabarabartë, ata si ministri do të ndërmarrim masa.

Bajrami i bëri këto komente gjatë vizitës në fabrikën e mobileve “Delfina” në Kijevë të Malishevës, ku theksoi se për çdo ditë janë në përkrahje të prodhuesve dhe për këtë janë në mesin e fabrikës Delfina.

“Ne jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë prodhuesit, dhe nëse edhe industria e drurit përballet me konkurrencë të pa barabartë, ne do të ndërmarrim masa si MTI”, ka thënë ministri Hasani.

Ndërsa, Fadil Mazreku, pronar i kompanie ‘Delfina’, shprehi falënderimet e tij për ministrin Hasani që ka vizituar këtë fabrikë dhe dëgjoi brengat e tyre si biznes.