23:34 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Hasani: Ti Luan i Luanëve ishe thyesi i parë i kufirit

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani me rastin e përvjetorit të luftëtarit Luan Haradinaj, ka përkujtuar atë më disa fjalë prekëse.

Hasani ka thënë se Luani ishte thyesi i parë i kufirit dhe bashkues i kombit, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Përvjetorët janë kujtesa më e fortë që na kujton idealin e luftës së UÇK-së, çlirimin e kombit tonë nga Serbia dhe bashkimin e kombit tonë në një shtet. Ti, Luan i Luanëve ishe thyesi i parë i kufirit dhe bashkues i kombit me gjakun tuaj të derdhur për liri e bashkim kombëtar !

Lavdi veprës tuaj heroike Luan !

Lavdi UÇK- së !

Me respekt Nait Hasani.