22:12 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hashtagu, ”MourinhoJashtë” po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale

Manchester Unitedi pësoi humbje sot nga Brightoni në pasditën e sotme dhe duket se Jose Mourinho është shënjestra kryesore e kritikëve pasi skuadra e Chris Hughton shënoi tre gola ndaj ”Djajve të Kuq”.

Ishte një fillim katastrofal në ”Amex” për skuadrën e Mourinhos.

Mbrojtësit, Victor Lindelof dhe Eric Bailly bën gabime fatale duke ndihmuar Brightonin që të merrte pikë të plota, transmeton IndeksOnline.

Image: Twitter

Pavarsisht faktit se skuadra e Mourinhos e fitoi ndeshjen hapëse ndaj Leicester Cityt, tifozët kanë filluar të frustrohen nga paraqitja e sotme e skuadrës.

Hashtagu, #MourinhoJashtë është bërë tani mjaft popullor në rrjetet sociale, ku tifozët e Man Unitedit ngritën zërin pas këtij zhgënjimi.

Mourinho dëshiroi që ta transferonte një mbrojtës këtë verë, por pasi plani i tij nuk u materializua, atëherë duket se kjo është arsyeja e këtij dështimi./IndeksOnline/