17:59 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Hoxhaj takon Avramopoulos: Vizat top prioritet i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar vizitën e tij zyrtare në Bruksel, duke takuar edhe Komisionerin për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Në takimin me Avramopoulos, Hoxhaj theksoi se pritja kryesore e qytetarëve të Kosovës aktualisht, është që t’u mundësohet lëvizja e lirë, pa regjim të vizave, ndërsa shtoi se përmbyllja e suksesshme e këtij procesi është edhe top prioritet për Kosovën.

Përveç procesit të liberalizimit, Hoxhaj dhe Avramopoulos diskutuan edhe për zbatimin e MSA-së.

“Me komisionerin Avramopoulos diskutuam për Kosovën, rajonin dhe Bashkimin Evropian. Theksova se liberalizimi i vizave është top prioritet për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Temat: