10:41 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Iggy Azalea e quan dembel Eminemin pas këngës diss

Artistja Iggy Azalea e ka quajtur dembel reperin Eminem pas lansimit të këngës diss “Killshot” nga ky i fundit, transmeton Indeksonline.

Eminem i referohet si prositutë Azaleas tek kënga “Killshot” që ishte një diss për reperin Machine Gun Kelly.

Sigurisht që kjo nuk i ka pëlqyer Iggyt dhe ajo i është përgjigjur reperit përmes rrjetit social Twitter. Ajo tha se një këngë nuk duhet të jetë e mbushur me emra të të famshmëve.

Po ashtu Iggy e quajti reperin dembel pasi që po i përdor emrat e të tjerëve vetëm pasi po përshtatën në rima./Indeksonline/