19:12 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri poston fotografinë nudo të reperit: Nëse do të isha djalë!

Dafina Zeqiri vazhdon momentalisht të jetë një nga artistet më të komentuara shqiptare.

Madje tejet e përfolur është lidhja që ka krijuar me reperin shqiptar, Noizy ku po aludohet që ata kanë nisur një romancë.


Megjithatë Dafina merr vëmendje të madhe edhe me postimet që bën.

Së fundmi këngëtarja ka postuar një fotografi të reperit me famë botërore, Eminem, i cili është i zhveshur totalisht. Ndërsa Dafina ka shkruar: Nëse do të isha djalë!

Ndryshe ajo s’ka dy muaj që i dha fund lidhjes me të dashurin dominikan./Indeksonline/