14:08 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Eminem tregohet zemërgjerë, fansat mund ta shikojnë filmin e tij të ri falas në kinema

Përveç si reper këtë herë do të kemi rastin ta shohim dhe si producent- ekzekutive të filmit të tij më të ri.

Reperi i njohur Eminem ka promovuar filmin e tij të ri ‘Bodies’, në një mënyrë mjaft të veçantë. Ai ka rezervuar një kinema të tërë për fansat e tij në vendlindje, në Detroit, shkruan Indeksonline.

Adhuruesit e reperit do të kenë mundësi të shikojnë filmin ‘Bodies’ gjatë tërë fundjavës pa pagesë.

Në film bëhet fjalë për një të ri i cili po shkruan tezën e tij betejat e repit ndërsa përfundon duke zbuluar pasionin ndaj tij, në rolin kryesor është Calum Worthy, ndërsa luajnë edhe Jackie Long, Walter Perez dhe Charlamange Tha God.

Eminem më parë ka punuar edhe në prodhimin e videot të tij muzikore. /Indeksonline/

 

 

Temat: