22:29 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Intervista “rekorde” e Mourinhos, flet për dështimet dhe planet e tij

Jose Mourinho ka përfunduar në qendër të sulmeve nga opinion sportiv, pas eliminimit të Manchester Unitedit, nga Sevilla.

Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, u prit që United do të arrijë fitore,l por ndodhi e kundfëerta.

“Unë u them tifozëve që kanë të gjithë të drejtën të thonë opinionin e tyre dhe të reagojnë, por dua edhe t’ju kujtoj diçka që quhet trashëgimi e futbollit”.

Ai foli hiq më pak se 12 minuta, ndërsa nuk u ndërpre nga askush.

“Nuk mendoj se është e drejtë të sulmohem, pasi trofeu e fundit e kam fituar para 10 muajsh. E kam mposhtur Chelsean, Liverpoolin dhe disa të tjera dhe eliminimi nga Sevilla tani shikohet si dramë”.“Unë jam i bindur për punën e bërë te United, ashtu siç jam i bindur se duhet të punoj edhe shumë më tepër, për të çuar ekipin në vendin që i takon”.

“Mos harroni se kur erdha mora një klub që kishte dështimesh dhe në shtatë vitet e fundit shkonte vetëm një herë në çerekfinale. Trashëgimia në futboll është diçka e rëndësishme, unë nuk trashëgova një skuadër të fortë”.

“Nuk është rastësi që Bayern Munchen, Barcelona, Juventus dhe Real Madrid, janë gjithmonë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Këto klube punojnë me një projekt afatgjatë dhe kanë arritur të krijojnë tashmë traditën e tyre të të luajturit”.

“Unë jam në sezonin e dytë te United dhe mendoj se diçka kam ndërtuar, por e di se duhet ende kohë, për të ndërtuar një Manchester fitues, të aftë të përballet me këdo”, ka thënë Jose Mourinho. /Telegrafi/

Temat: