12:19 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Ish-sulmuesi i Arsenalit “jo zyrtarisht” në pension, kërkon rikthimin

Lojtari i njohur për Premierligën angleze dhe Ligue 1 të Francës, Marouane Chamakh ka shpreh dëshirë të rikthehet në fushën e blertë.

Ish-sulmuesi i Arsenalit ka kohë që nuk ka luajtur futboll (Ndeshja e fundit daton më 5 nëntor 2016), por thotë se ende ka gjasa të rikthehet, transmeton IndeksOnline.

“Ka qenë një kohë e gjatë që nuk kam luajtur. Por dua të rikthehem, dhe shpresoj shumë që mund të rifilloj”, ka thënë 34-vjeçari i cili ishte i pranishëm në stadiumin e Bordeaux, në humbjen e kësaj të fundit 0 me 2 nga Rennes.

Sulmuesi nga Maroku, e nisi karrierën te ekipi francez Bordeaux, ku bëri afro 240 paraqitje dhe shënoi 65 gola, pastaj vazhdoi te Arsenali, West Hami, Crystal Palace dhe në fund të Cardiff City./IndeksOnline/