23:55 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kartoni i kuq i 11-të mund ta ndalojë rikthimin e CR7 në ”Old Trafford”

Gjyqtari gjerman, Felix Brych e përjashtoi Cristiano Ronaldon nga loja në pjesën e parë në ndeshjen e Champions Leagues mes Juventusit dhe Valencias.

Dhe kështu, sulmuesi portugez pritet të mungojë në sfidën e ardhshme ndaj Manchester Unitedit në ”Old Trafford”.

Nëse ai pezullohet me dy ndeshje mos lojë pas konfronimit me Jeison Murillos, ai do ta humbiste edhe ndeshjen me Young Boys, transmeton IndeksOnline.

Ky ishte kartoni i kuq i 11-të i tij dhe i pari në Champions League.

Më parë, Ronaldo është ndëshkuar me të kuq katër herë me Manchester Unitedin dhe gjashtë herë me Real Madridin.

Ky ishte kartoni i shtatë i kuq direkt dhe më shpejti – pas vetëm 29 minutash lojë./IndeksOnline/