23:36 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arsyeja se pse Bayern Munich nuk tentoi transferimin e CR7

Bayern Munich ishte distancuar nga transferimi i Cristiano Ronaldos për një arsye.

Presidenti i klubit, Uli Hoeness ka zbuluar se pse nuk tentoi për transferimin e portugezit, para se ai të kalonte te Juventusi.

”Ne do të paguanim 100 milionë euro për të me sy mbyllur nëse ai do të ishte 24-vjeçar, por ai është 33-vjeçar”, tha Hoeness, transmeton IndeksOnline.

Image: PA

Ani pse 33-vjeçar, Ronaldo kishte befasuar mjekët e Juventusit me gjendjen e tij fizike.

Pas rezultateve mjekësore, Ronaldo ishte krahasuar me një 20-vjeçar.

Madje, 33-vjeçari kishte edhe një shpejtësi prej 33.98km/h në Botërorin e fundit në Rusi, ku ishte më i shpejtë se çdo lojtar tjetër./IndeksOnline/