13:51 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Klopp shpjegon se pse nuk startoi me Shaqirin nga minuta e parë

Jurgen Klopp ka shpjeguar mendimin e tij rreth formacionit të vendosur sot për ndeshjen ndaj West Hamit në Premier League, transmeton IndeksOnline.

”Të Kuqtë” e nisin sezonin e ri me ndeshjen ndaj West Hamit në shtëpi, ku dy përforcimet e reja, Alisson dhe Naby Keita do të luajnë nga minuta e parë.

Dy të tjerët, Xherdan Shaqiri dhe Fabinho janë në bankën rezervë, derisa Joe Gomez është partneri i Virgil Van Dijk në qendër të mbrojtjes.

”Alisson ka për ta luajtur lojën e tij. Kemi punuar së bashku në dy javët e fundit – dhe kjo është në rregull”.

”Naby është këtu që gjashtë javë, sikur Fabinho. Shaqiri erdhi më vonë. Të gjithë janë me skuadrën, dhe kjo është e rëndësishme për ne”, tha Klopp./IndeksOnline/

Formacionet zyrtare: Liverpool – West Ham, a do të luajë Shaqiri nga minuta e parë?