22:30 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Klubi kinez lëshon deklaratë zyrtare, flitet për Iniestan!

Klubi kinez, Chongqing Dandgai Lifan ka lëshuar një deklaratë që lidhet me futbollistin e Barcelonës, Andres Iniesta.

Skuadra kineze thotë se nuk ka asnjë lidhje me Iniestan, transmeton IndeksOnline.

“Iniesta nuk do t’i bashkohet skuadrës ashtu siç raportohet në mediat”, shkruhet në njoftimin e klubit.

33-vjeçari, konfirmoi më parë këtë muaj se do të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni.

Pasi që Dandgai refuzoi bisedimet me spanjollin, tani mediat shkruajnë se Iniesta është lidhur ngushtë me një klub nga Japonia.

Bëhet fjalë për Vissel Kobe. Aty ku luan edhe legjenda gjermane, Lukas Podolski./IndeksOnline/