12:01 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Ky është klubi i ri i Jack Wilshere (Foto)

Jack Wilshere duket se e ka gjetur klubin e ri.

Ish-lojtari i Arsenalit, nuk ka preferuar të largohet nga Premierliga, kështu klubi i tij i ri pritet të jetë West Ham United, transmeton IndeskOnline.

Madje, sipas “SkySport”, Wilshere iu është nënshtruar testeve mjekësore dhe është pajtuar me kushtet që ia ka ofruar klubi “The Hammers”.

26-vjeçari kishte shumë oferta nga top-klubet europiane, në veçanti nga Fenerbahce.

Wilshere për Arsenalin bëri afro 130 paraqitje dhe shënoi 10 gola. Para fillimit të para-sezonit, mesfushori anglez kishte biseduar me trajnerin e ri Unai Emery dhe kishte vendosur që të largohet nga “Emirates” pas 10 vitesh./IndeksOnline/