10:54 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Kritikohet Messi: Ronaldo do të luante edhe i lënduar

Lionel Messi nuk u aktivizua në të dyja ndeshjet e kombëtares së tij gjatë pushimit ndërkombëtar, duke mos luajtur as në fitoren 2-0 ndaj Italisë, as në humbje 6-1 me Spanjën.

Mirëpo Ish-portieri i Argjentinës, Hugo Gatti, beson se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” duhet të jetë në dispozicion, pavarësisht nga shqetësimet e tij muskulare, sepse rival i përjetshëm, Ronaldo, kurrë nuk do të kishte qëndruar jashtë detyrës për një shqetësim të lehtë.

Njeriu me nofkën “El Loco” gjatë ditëve të tij të lojës i tha “El Chiringuito TV”: “Messi duhej të kishte luajtur. Njerëzit donin ta shihnin. Ronaldo do ta kishte bërë këtë”.

Messi do t’i prijë Argjentinës në Kupën e Botës në Rusi dhe ky është momenti i fundit që ylli i Barcelonës të fitoj një trofe ndërkombëtarë. /IndeksOnline/